Dështon sërish heqja e homoligimit të veturave

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 11:21
Dështon sërish heqja e homoligimit të veturave

Nuk ka kaluar votimi i ndryshimit të Ligjit për Automjete, që do të hiqte homologimin e veturave.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro projektligjit që ndryshon rregullimin me ligj të importit të veturave, ashtu që të hiqej pjesë e homologimit.

Njëzetetetë deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Kësisoj ky projektligj do të përseritet në seancën e radhës.

Ndryshimi i ligjit është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas propozuesit Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Blerim Devolli.

Homologimi i veturave është konsideruar si i panëvojshëm edhe nga Bashkimi Evropian

Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, që është në pronësi të Devollit. 

(Kosova Sot Online)