Prishtinasi ngacmon seksualisht dy të mitura, arrestohet nga Policia

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 11:28
Prishtinasi ngacmon seksualisht dy të mitura, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në kryeqytet, meqenëse i njejti ka ngacmuar dy vajza të mitura.

Përmes raporit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 15.10.2020-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht dy viktima f/k të mitura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)