Britaniku vret gruan si pasojë e stresit nga koronavirusi

  • E.K /
  • 16 tetor 2020 - 13:07
Britaniku vret gruan si pasojë e stresit nga koronavirusi

Një tregtar armësh e ka vrarë gruan e tij duke e qëlluar me armë gjahu në gjoks, për arsye se ai vuante nga një psikozë e madhe si pasojë e izolimit dhe bllokimit brenda në shtëpi shkaku i virusit korona.

Peter Hartshorne-Jones, 51 vjeç, vuante nga një anomali e funksionimit mendor, kur ai e qëlloi gruan e tij Silke, 41 vjeçe, në kohën kur të dy fëmijët e tyre ishin në shtëpi në Suffolk.

Hartshnore- Jones deklaroi se e ka licencën për armë gjahu, por gjykata dëgjoi se ishin dy fëmijë në shtëpi, kur ai e gjuajti gruan e tij dy herë me një armë gjahu në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre të shekullit të 17-të në Barham pranë Ipswichit.

U raportua se fëmijët ishin dëshmitarë të pasojave të të shtënave, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Hartshorne-Jones e thirri numrin e emergjencës brenda disa minutash pasi e gjuajti gruan e tij ose një orë më pas, në 4:45 të mëngjesit, për të raportuar se ai e kishe vrarë gruan e tij, ku fëmijët ishin dëshmitar.

Ai dyshohet se i tha policisë: “Më vjen keq, nuk e di se çfarë më erdhi në mendje, unë nuk doja ta vrisja”.

Zonja Hartshorne-Jones ishte në gjendje kritike dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin Ipswich, ku u shpall e vdekur në orën 6:40 të së njëjtës ditë. Mjekët thanë se gruaja u vra me një armë gjahu në gjoks.

Znj. Hartshorne-Jones punonte si avokate për kompaninë teknologjike K2 Partnerin’g Solutions. Profili i saj në Linked In e përshkroi punën e saj si përgjegjëse e ‘funksionit ligjor dhe të pajtueshmërisë të ndërmarrjeve’ në të gjithë Evropën.

Spitali psikiatrik kishte deklaruar se në të kaluarën kishin pasur shumë telefonata nga ana e Z. Hartshnore- Jones, ku ai dëshironte të shprehte gjendjen e tij shpirtërore dhe psikike.

Z. Gair, përfaqësues i lartë ligjor, tha se përdorimi i armës dhe prania e fëmijëve në shtëpi ishin faktorë rëndues dhe se Z. Hartshnore- Jones kishte pretenduar se nuk mbante në mend asgjë – të shtënat, gruan dhe fëmijët.

Gjykatësit thanë se dënimi për këtë rast do të jetë me një burgim të gjatë, duke i marrë parasysh vrasjen dhe skenën e veprës para fëmijëve.

Këto raste, si vrasja bashkëshortore, ishin shumë aktuale gjatë kohës së izolimit total si pasojë e virusit korona, duke mos përjashtuar as vetëvrasjet, depresionin dhe sëmundjet e tjera psikike që patën pasoja të mëdha.

(Kosova Sot Online)