Osmani: Besian Mustafën e kemi ministër për qejfi

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 13:59
Osmani: Besian Mustafën e kemi ministër për qejfi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafën “ministër për qejfi”.

Një deklaratë të tillë, Osmani e tha gjatë vazhdimit të fjalisë së ministrit Mustafa, i cili po sqarohej në Kuvedin e Kosovës për përkrahjen e sektorit të qumështit.

“Si rregull është koha e kufizume por e kemi ministër për qejfi dhe po ia vazhdojmë edhe për pak fjalën”, tha Osmani e cila edhe u falënderua nga ministri.

Mustafa tha se sa i përket blegtorëve grumbulluesve dhe përpunuesve Qeveria e Kosovës tani ka ndërmarrë hapa konkretë me të cilët i ka dal krah këtij sektori për dyfishimin e subvencioneve për gjitha kulturat.

“Për blegtorët tanë ne si ministri sivjet do t’i paguajmë subvencionet dy herë për cilësinë e qumështit. Nga 6 në 12 cent për litër të klasës ekstra, 8 cent për klasën e parë dhe 4 cent për klasën e dytë. Do të paguajmë dy herë subvencione për krerë të gjedheve dhe bagëtive të imta dy herë nga 70 euro për krerë të lopëve dhe buallicave qumështore dhe dy herë nga 15 euro për dele dhe dhi”, tha Mustafa duke shtuar se po e përkrahin tërë sektorin e qumështit.

(Kosova Sot Online)