Nga LDK reagojnë ashpër ndaj Lajçakut: Kushtetuta s’ndryshohet për kurrfarë Asociacioni

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 15:42
Nga LDK reagojnë ashpër ndaj Lajçakut: Kushtetuta s’ndryshohet për kurrfarë Asociacioni

Deputeti nga radhët e LDK’së, Ismet Beqiri, ka reaguar pas deklaratave të Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, rreth punës së ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të implementimit të marrëveshjes së Asociacionit.

Beqiri ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk mund të ndryshohet për kurrfarrë Asociacioni.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese tashmë e ka thënë fjalën e saj për këtë çështje.

“Ajo mund të ndryshohet, plotësohet, por jo asnjëherë, për ta rrezikuar dhe humbur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Tjerat janë llafe, dëshira që nuk bënë dhe nuk mund të realizohen. Si Deputet, Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, nuk kam të drejtë e as mandat as unë dhe askush tjetër për diçka të tillë, kjo thjeshtë është e papranueshme”, ka shkruar Beqiri.

Ndryshe, emisari sllovak ka thënë se Kushtetuta mund të ndryshohet dhe se nuk është Bibël.

“Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, ka thënë Lajçak.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2850727405159793&id=1776091339290077

(Kosova Sot Online)