Çfarë bëri PSD’ja sot që u arrestua Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 18:59
Çfarë bëri PSD’ja sot që u arrestua Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni

Aktivstët politikë të Partisë Socialdemokrate sot kanë zhvilluar një aksion te qendra kulturore e Bashkimit Evropian në kryeqytet pas deklaratave të Emisarit të BE’së, Miroslav Lajçak i cili tha se Kosova duhet të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të themelohet Asociacioni.

Aktivistët e PSD’së në muret e kësaj qendre kanë shkruar “Bashkimi Evropan ndan njerëzit”  

Pas këtij aksioni anëtarët e kësaj partie, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni janë arrestuar nga policia e Kosovës.

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj pas arrestimi të Krasniqit dhe Hysenit ka reaguar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi. Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”, ka thënë Molliqaj.

Emisari i BE’së pas vizitës tre ditore në Kosovë ka udhëtuar për në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Gjatë konferencës për media që ka pasur bashkë me Vuçiq, sllovaku Lajçak ka deklaruar se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi sipas tij Kushtetuta nuk është bibël që nuk mund të ndryshohet.

Kjo deklaratë e Emisarit të BE’së ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, ku edhe e kanë cilësuar si të papranueshme deklartën e tij për ndryshim të kushtetutës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)