Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK’së

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 19:19
Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK’së

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i ATK’së.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK’së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka.

 

Ky është shkarkimi i tretë brenda ditës.

Ilir Murtezaj ishte emëruar drejtor i ATK’së në shkurt të vitit 2019 nga ministri i atëhershëm i Financave Bedri Hamza.

Kurse Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Drejtori i shkarkuar i Policisë Qalaj ndërkaq, që ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, por që i ishin përmendur gjithmonë lidhjet me zyrtarë të lartë të PDK’së, i shpëtoi edhe ish-kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë qeverisjes së Kurtit, shumë herë u përmend mundësia që Qalaj të lirohej nga detyra. Sepse ish-kryeministri po shkarkonte çdo ditë formacione të ndryshme në krye të institucioneve të shtetit. Këdo që e konsideronte se ka ardhur në pushtet me lidhje politike të pushtetarëve të mëhershëm.

Megjithatë, fundi drejtorit të Policisë në këtë pozitë i erdhi sot kur Kryeministrit Hoti nxori vendim për shkarkimin e tij.

(Kosova Sot Online)

Zyrtarisht nuk dihet arsyeja, ndërsa Gazeta Express ka mësuar se si arsyetim është dhënë “përformanca e dobët”. 

Qalaj ishte zgjedhur drejtor i Policisë nga Qeveria Haradinaj, në gusht të vitit 2018.