Qeveritarët që i injoruan, larguan nga dialogu me Serbinë krimet dhe dëmet e luftës të përgjigjen para ligjit

Qeveritarët që i injoruan, larguan nga dialogu me Serbinë krimet dhe dëmet e luftës të përgjigjen para ligjit
Qeveritarët që i injoruan, larguan nga dialogu me Serbinë krimet dhe dëmet e luftës të përgjigjen para ligjit

Riza Smaka

  • 16 October 2020 - 17:24

Shkruan: Riza Smaka

Qëndrimet pasive të papërgjegjshme të qeveritarëve dhe pushtetarëve të vendit tonë, kërkojnë procedime juridike serioze kundër tyre. Qindra mia qytetarë kosovarë, kryesisht shqiptarë, të dëmtuar rëndë moralisht dhe materialisht nga autoritetet serbe hegjemoniste, deri sot, del të ishin dhe të jenë jetimë ,të pa përfaqësuar politikisht, të neglizhuar e të nëpërkëmbur tani me edhe nga përfaqësuesit politik e pushtetar të vendit tonë.

Qeveritë e vendit tonë,nga fillimi deri aktualisht, çuditërisht kanë dështuar për t'i ngritur temat esenciale referuar kompensimeve të dëmtimeve morale e materiale në favorin e shqiptarëve të Kosovës të shkaktuara gjatë ushtrimit të politikave hegjeministe serbe, veçanërisht në vitet 1997-1999. Dështimet në fjalë kryesisht ishin pasojë e inferioriteteve indolente dhe të papërgjegjshmërive të skajshme të përfaqësuesve politik të vendit tonë. Indiferenca e tilla janë irracionale dhe nuk mundë të justifikohen me asgjë. Këtë temë nëse tani nuk e ngritin përfaqësuesit e vendit tonë në negociatat politike kosovare - serbe, do të shkaktonin dëshpërim e zhgënjim të thellë e të pa ngushllueshëm në asnjë mënyrë. Pikëpamjet politike të z. Natasha Kandiq në këtë drejtim janë me vend, humaniste, civilizuese dhe vërejtje meritore adresuar kastës politike kosovare për dështimet kulpoze (Culpa) eventualisht doloze (Dolus) të tyre deri në këtë aktualitet. Thënia popullore " jetimi mundë të jetë edhe kur i ka grindët e këqij" përkon me realitetin aktual të pushtetarëve kosovarë në një anë dhe të qindra mia qytetarëve kosovar të dëmtuar rëndë moralisht dhe politikisht, në anën tjetër!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".