Kurti e emëroi, Hoti e shkarkoi – Kush është U.D së drejtorit të përgjithshëm të Doganave

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 19:41
Kurti e emëroi, Hoti e shkarkoi – Kush është U.D së drejtorit të përgjithshëm të Doganave

Të shkarkuarin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave nga ana e Avdullah Hotit, Ibrahim Xhaka e kishte emëruar në këtë pozitë ish-kryeministri Albin Kurti.

Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ibrahim Xhaka kishte mbajtur postin e udhëheqësit të  departamentit në Dogana. Poashtu ai së fundmi kishte mbajtur edhe pozitën e koordinatorit të Doganës për Operatorët Ekonomik të Autorizuar.

(Kosova Sot Online)