Zemaj në aksion, kujdeset vet për mbylljen e kafiterive në Prishtinë

  • S.A /
  • 17 October 2020 - 08:49
Zemaj në aksion, kujdeset vet për mbylljen e kafiterive në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku ne Inspektoratin kanë inspektuar kafiteritë në kryeqytet.

“Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave!”, ka shkruar Zemaj.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, sonte kemi mbyllur disa kafiteri në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti covid.Respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistoj rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid.

(Kosova Sot Online )