Lexoni edhe:
Hashim Thaçit pa mend në kokë, Kosova po ja sheh sherrin
Presidenti francez, Emanuel Makron, e ka quajtur sulm terrorist islamik vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit.
Thuhet se viktima kishte shfaqur para nxënësve vizatime kundërthënëse të profetit Muhamed, që është e ndaluar në fenë islame. Sulmuesi i viktimës më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Hashim Thaçit pa mend në kokë, Kosova po ja sheh sherrinLexoni edhe:
Kreu i shtetit francez tha se mësuesi, emri i të cilit ende nuk është publikuar, u vra për shkak se ai ua mësoi nxënësve lirinë e shprehjes, shkruan BBC.
“Ata nuk do të fitojnë, ne do të veprojmë”, tha ai nga vendi i ngjarjes. Sulmi ndodhi rreth orës 17 sipas kohës lokale afër një shkolle. Me rastin po merren prokurorët kundër terrorizmit.
Sulmuesi që mbante në dorë një thikë u qëllua nga policia gjatë kohës kur forcat e rendit po mundoheshin ta arrestonin atë. Policia ende nuk ka publikuar ndonjë të dhënë rreth sulmuesit.
Në Francë ende është duke u zhvilluar një proces gjyqësor rreth sulmit të vitit 2015 ndaj gazetarëve të revistës “Charlie Hebdo”, e cila ishte vënë në cak pas publikimit të vizatimeve të profetit Muhamed.
Vetëm tri javë më parë, në një rast tjetër, një burrë i sulmoi dhe i plagosi dy persona pranë vendit ku dikur i kishte zyrat kjo revistë.
(Kosova Sot Online)