Hashim Thaçit pa mend në kokë, Kosova po ja sheh sherrin

Hashim Thaçit pa mend në kokë, Kosova po ja sheh sherrin
Hashim Thaçit pa mend në kokë, Kosova po ja sheh sherrin

Muhamet Kelmendi

  • 17 October 2020 - 09:11

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Asociacioni, ky është gabimi më i  Hashim Thaçit. Ai pa mend në kokë nënshkruan marrëveshje pas marrëveshjeve. Dhe tash po i shohim pasojat. Këtë e pati vazhduar edhe i "madhi" Isa Mustafa me Marrëveshjen e vitit 2015. Këtu qëndron lëshimi më i madh që sot po i hakmerret Kosovës. Kjo duhet të ndalet, qoftë edhe duke u sjell dialogu në piken 0. Nuk ka ku shkon Kosova. Nuk mundë të toleroj Republika shtet në shtet. Nuk mundë të ecë vendi me exterritore dhe as me gjoja kisha nacional-fashiste serbe. Kosova ka rrugë për të dal nga kjo gjendje. Ajo është rruga e reciprocitetit.

Marrëveshjet e nënshkruara janë tipike kundër shtetit unitar dhe dy shkallshmërisë së organizimit të Republikës së Kosovës. Tash dihet se Marrëveshja e vitit 2015 është shpallur në 23 pika antikushtetuese. Këtej e kemi edhe thirrjen e Gjykatës Kushtetuese që për Asociacion të punohet vetëm në bazë të Marrëveshjes së vitit 2013.

Mbi këtë nuk ka nevojë kurrë Kosova të diskuton me palën serbe për Asociacion. Ajo është çështje e brendshme e Republikës dhe e pa negociuar me shtetin kriminal serb. Pavarësisht çka deklaron Laicak apo Borel, Kosova duhet domosdo t'i paraqet temat e veta dhe të kërkoj zgjidhje të tyre si mjet për të ecur në dialog. Dhe, nëse refuzohen temat e Kosovës, kërkohet që të refuzohet çdo iniciative e këtyre nga Brukseli. Natyrisht se nuk ka qëndrim BE-ja për Asociacion. Ai është qëndrim i Laicakut dhe dhe Borelit. Be-ja e ka shprehur mendimin dhe këtej nuk ka Asociacion me pushtet ekzekutiv. Ka vetëm Asociacion në karakter të shoqatave civile. I takon Qeverisë të përgatitë statutin e kësaj shoqate dhe të formojë këtë shoqatë mbi atë statut. Këtu nuk ka se çka diskutohet. Përndryshe, nëse dëgjohet Laiçak e Borel, do kemi thjeshte një shtet serb në Kosovë dhe shumë exterritore, dhe kështu Republika merr fund si shtet. Kjo nuk shkon. Të kërkohet edhe Asociacioni i komunave shqiptare në Luginë. Dhe të futen temat themelore në dialog. Njohja e shtetit të Kosovës si bazë e dialogut. Pastaj të kërkohet dëmshpërblimi që është mbi 20 miliardë Euro si dhe përgjegjësia penale për krimet e bëra nga shteti serb në Kosovë. Këto janë tema që e tmerrojnë Serbinë. Ato e tmerrojnë edhe tandemin Borel-Laiçak. Por pavarësisht, këto janë çështje të domosdoshme për të ecur në dialog. Nuk duhet të ecet më me kërkesat që e shkatërrojnë vendin. Dhe nëse nuk veprohet kështu, i takon popullit të kundërshtoj. Nuk ka ku shkon më thellë thika e ndarjes së Kosovës se me Asociacion dhe exterritore. Këtu merr fund Republika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".