Tentim-vjedhje e bankës Raiffaisen në qendër të Ferizajt

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 10:58
Tentim-vjedhje e bankës Raiffaisen në qendër të Ferizajt

Banka Raiffaisen ka qenë cak i tre personave të maskuar, të cilët kanë tentuar ta grabisin atë në orët e para të mëngjesit përgjatë ditës së shtunë.

Një gjë të tillë  e ka bërë të ditur majori i policisë së rajonit të Ferizajt, Muhamet Jahiri, teksa ka thënë se të tre personat e dyshuar bartnin eksploziv me vete.

“Sot rreth orës 05:50 të mëngjesit tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhet bankomati i bankës ‘Raiffaisen Bank’ në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Forcat e rendit kanë dalur në vendin e ngjarjes, nuk kemi konfirmim nga banka nëse ka arritur të vjedhen ndonjë shumë parash”, ka deklaruar Jahiri.

(Kosova Sot Online)