Turpi i mbuloftë, shumica e partive politike janë shitur me çmim shumë të lirë për interesin e oligarkëve Devolli

Turpi i mbuloftë, shumica e partive politike janë shitur me çmim shumë të lirë për interesin e oligarkëve Devolli
Turpi i mbuloftë, shumica e partive politike janë shitur me çmim shumë të lirë për interesin e oligarkëve Devolli

Dardan Grapci

  • 17 October 2020 - 08:59

Shkruan: Dardan Grapci

Ju bëj apel të gjitha partive politike, pakicë dhe shumicë, që mos të lejojnë situatën e thellimit të krizës dhe kapjes së shtetit të Kosovës nga 2 persona që mbajnë frerët në duar dhe komandojnë Kosovën, sepse siç është një shprehje popullore: Kur ujku hyn në mesin e deleve, as bariu s’mundë ta hetoj. Prandaj e kam një pyetje për të gjithë ata që po dëshmohen te kapur e të pa guximshëm për të vepruar kundër Devollëve: - Kush janë Devollët? pse po keni frikë nga ata? A mos jeni të kërcënuar me jetë? Ju them lirisht se Devollët mund të kenë para, por kaq pushtet sa po frikësoheni ju nuk e besoj, sepse Devollët janë thjesht dy persona që me një sharje nëse ju drejtohet si kërcënim, në gjuhën serbe, do ta lëshojnë Kosovën sikur Bleta kosheren. Devollët janë askush, prandaj mos keni frik, sepse qenët që lehin dhe nuk kafshojnë s’ka gjë prej tyre.

Paraja nuk njeh kufi, moshë, gjini apo drejtësi, për shkak se me para mund të blesh çka të duash dhe kënd te duash. Politikanet të cilët sot e kanë mbrojtur monopolin Devollistan ata hapur po tregojnë se janë të shitur tek Devollët, ku për çdo tender apo ndryshim të ligjit që ju konvenon Devolleve këta politikan marrin para për të ju shërbyer Devolleve apo për të ju dhënë paraprakisht edhe informata. Edhe pse shumë parti politike kanë qenë pro ndryshimit të ligjit dhe ndryshimin e projektligjit për homologim të veturave, përsëri nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur që ta ngrehin zërin kundër monopolit që po ndodhë thuajse për më shumë se 10 vjet nga Devollët. Prandaj kur do të ndodhë me e zeza në vend, do ta kuptojnë shumë vonë që me lejimin e monopolit nga një kompani për homologim ka qenë gabim i shekullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".