Lajçak zhvilloi 25 takime në Kosovë, 5 ditë më parë ishte në një takim me ministrin austriak që sot doli me COVID

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 14:08
Lajçak zhvilloi 25 takime në Kosovë, 5 ditë më parë ishte në një takim me ministrin austriak që sot doli me COVID

Miroslav Lajçak për tre ditë sa qendroi në Kosovë, ka pasur 25 takime me përfaqësues institucional, politik, fetar e ambasasorë të huaj.  Por një ditë para se të vijë në Prishtinë, diplomati sllovak  ka zhvilluar një mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të BE’së përfshirë edhe atë të Austrisë i cili sot rezultoi pozitiv me koronavirus.

Emisari Special i BE’së Miroslav Lajçak së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell kanë pasur të hënën një takim me ministrat e Jashtëm të BE’së. Në këtë takim pjesëmarrës ka qenë edhe kryediplomati austriak Alexander Schallenberg i cili sot ka dalë pozitiv për koronavirus.

Të nesërmen, Lajcak arriti në Kosovë ku u takua fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Lajçak ka vazhduar më pas ditën e dytë të vizitës me takime me presidentin Thaçi, liderin e VV’së, Albin Kurti, kryetarin e PDK’së, Veseli dhe të tjeë liderë subjektesh.

Ai gjithashtu ka takuar shefin e BE-së në Prishtinë, ambasadorë të huaj e përfaqësues fetarë.

Pas Kosovës, Lajçak ka vazhduar rrugën për në Serbi ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ende nuk dihet nëse Lajcak ka pasur kontakt të afërt me Schallenberg dhe nëse do të izolohet deri në bërjen e një testi.

(Kosova Sot Online)