Rekrutoi për punë të detyrueshme tre të mitur, arrestohet burri nga Drenasi

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 09:38
Rekrutoi për punë të detyrueshme tre të mitur, arrestohet burri nga Drenasi

Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas, ku personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj  kosovar”, ka njoftuar policia në raporton 24 orësh.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërg0het në mbajtje.

(Kosova Sot Online)