Zhduket një grua në Pejë

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 10:06
Zhduket një grua në Pejë

Një grua nga Peja ka raportuar në polici se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.

Rasti ka ndodhur pasditen e 15 tetorit në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesja femër  kosovare ka njoftuar se motra e sajë femër  kosovare me datë 15.10.2020 rreth orës 17:00 ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thekson policia.

(Kosova Sot Online)