Adoleshenti kishte kërkuar informacione për mësuesin para se t’ia prente kokën

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 13:18
Adoleshenti kishte kërkuar informacione për mësuesin para se t’ia prente kokën

Adoleshenti që kreu sulmin në Paris, e kishte pritur mësuesin jashtë objektit të kolegjit, madje i kishte pyetur studentët për të, në mënyrë që ta identifikonte shënjestrën e tij.

Mësuesi ishte 47 vjeçar dhe ishte mësues historie, ku një ditë demostroj studentëve të tij disa prej karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed.

Policia e qëlloi për vdekje sulmuesin 18-vjeçar i cili ka lindur në Rusi, disa minuta pasi ia preu kokën mësuesit në Conflans-Sainte-Honorine të premten. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti të shtunën incidentin si sulm terrorist.

18 vjeçari që kreu këtë vepër, bëhet e ditur se ishte i panjohur nga shërbimet e intelegjencës franceze.

Mësuesi në vitin 2005 dhe 2006 kishte ribotuar disa nga revistat ku shihej karikatura e profetit Muhamed. Njëri nga nxënësit i kishte treguar prindërve, dhe pastaj përmes rrjetit social Facebook bënë thirrje që ta largonin mësuesin nga shkolla, ku njëkohësisht kishin pubikuar edhe video në rrjetin social YouTube për largimin e tij nga puna, gjë që ishte një lloj kërcënimi nga ana e tyre.

Ministri francez i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha të Shtunën se Paty u vra “për mësimin e një klase që kishte të bënte me një nga shtyllat e demokracisë – lirinë e shprehjes”. Samuel Paty mishëronte pasurinë më fisnike të Republikës sonë, shkollat e saj, diturinë, dhe lirinë e shprehjes, dhe duke cituar se ‘’ Ne do të jemi të bashkuar  dhe shumë të vendosur në lidhje me këto sulme terroriste’’.

(Kosova Sot Online)