Vetaksident në Drenoc, lëndohet një person

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 14:24
Vetaksident në Drenoc, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Malishevës, si pasojë e të cilit vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, vetaksidenti është shkaktuar për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Vetura është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rrugës. 

(Kosova Sot Online)