Ushtria amerikane prezanton avionët më të mëdhenj bombardues

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 13:21
Ushtria amerikane prezanton avionët më të mëdhenj bombardues

Ushtria amerikane bëri një prezantim force disa ditë më parë kur nxorri në pistën e bazës ajrore të “Barksdale” në Luisiana flotën e avionëve të saj bombardues B-52.

Një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress” u fotografuan më 14 tetor në atë që quhet “Parada e Elefantëve”, e cila nënkupton vendosjen e këtyre gjigantëve ajrorë në resht që nisen njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla.

Ushtria amerikane ka dhënë shumë pak detaje për këtë stërvitje, por mësohet se avionët u ulën më pas në bazën tjetër ajrore të Dakotës së Veriut.

Ky ushtrim force vjen disa ditë më pas deklaratës së presidentit kinez Xi Jinping, i cili iu kërkoi ushtarëve të tij të përgatiten për luftë.

(Kosova Sot Online)