Astrologia që parashikoi saktë koronavirusin dhe infektimin e Trump tregon çfarë na pret në fundvit

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 22:20
Astrologia që parashikoi saktë koronavirusin dhe infektimin e Trump tregon çfarë na pret në fundvit

Në muajin shkurt, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit. Fshiu gjithë çfarë kishte në agjendë, braktisi shtëpinë në Londër dhe u zhvendos në Tasmani ku jeton sot me dy qentë e saj.

“E dija se çfarë po vinte”, thotë ajo. “Ndoqa këshillën qe i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t’i biesh këmbanave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia.

Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e viktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Ëuhan të Kinës.

“Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch, “Ulërima”. “ Ishte një paralajmërim aq ekstrem sa nuk e dija a duhet ta bëja. Por në fund të fundit kjo është puna ime, nuk I shmangesha dot. Unë I paralajmëroj njerëzit- për pensionet, kursimet e tyre, për faktin që po hyjnë pak si shumë në borxhe dhe për të qenë gati kur bota kthehet përmbys”, thotë ajo. Për fat të keq, ato paralajmërime nuk u dëgjuan shumë.

Kjo sepse Jessica nuk është ekonomiste, politikane apo virologe; është një astrologe britanike që ka dhe disa aftësi paranormal.

E ndërsa ndjekësit e saj i morën për të mirëqenia parashikimet e Adams, shumë të tjera menduan se ishte thjesht një mashtrim.

Në fakt, rezultoi se ajo kishte pasur të drejtë. Ajo godit në shenjë edhe më datën 1 tetor 2020, saktësisht dita kur Donald Trump u diagnostikua me koronavirus.

Të jetë koincidencë vallë? Tani, astrologia që profetizoi shumë drejt Brexitin si dhe një tërmet të madh brenda familjes mbretërore britanike, që ndodhi të ishte shkëputja e princit Harry për shkak të bashkëshortes amerikane, tani na tregon se çdo të ndodhë në fund të vitit.

“Krishtlindjet do të jenë fantastike. Gjërat do të nisin të ndryshojnë tre ditë përpara vigjiljes së Kërshëndellave për sa i takon miqësisë, grupeve, sigurisë globale. Bota më në fund do ta mbledhë veten”, shprehet ajo.

Astrologjia dikur merrej mjaft seriozisht, e anglezët ende e kujtojnë sesi në shekullin e 17’të, astrologu William Lilly parashikoi Zjarrin e Madh të Londrës.


(Kosova Sot Online)