Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj, familjarët njoftojnë Policinë

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 23:07
Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj, familjarët njoftojnë Policinë

Një 24 vjeçare është zhdukur që 3 ditë nga Skënderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj. Familjarët e viktimës e kanë raportuar rastin në Polici sonte rreth orës 20:00.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti qenka raportuar sonte rreth orës 20:00, nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Zahiti.

Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, përmes një postimi të bërë në Facebook ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.

(Kosova Sot Online)