Një 14-vjeçare mund të sigurojë kurën për koronavirusin

  • A.P /
  • 19 tetor 2020 - 23:50
Një 14-vjeçare mund të sigurojë kurën për koronavirusin

Shkencëtarët e shteteve të ndryshme janë në garë për të gjetur vaksinën e Covid-19, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky virus që ka gjunjëzuar botën.

Mirëpo, një vajzë 14-vjeçare ka marrë vëmendjen e ekspertëve. 14-vjeçarja, Anika Chebrolu, nga Texas, sapo ka fituar Sfidën e Shkencëtarit të Ri 3M duke marrë një çmim prej 25,000 dollarësh, për një zbulim që mund të sigurojë një terapi të mundshme për Covid-19.

Shpikja e Anikas përdor metodologjinë në siliko për të zbuluar një molekulë plumbi që mund të lidhet në mënyrë selektive me proteinën spike të virusit SARS-CoV-2.

“Dy ditët e fundit, pashë që projekti im shkaktoi shumë bujë mediatike pasi përfshin virusin SARS-CoV-2 dhe reflekton shpresat tona kolektive për t’i dhënë fund kësaj pandemie pasi unë, si të gjithë të tjerët, dëshiroj që të kthehemi përsëri në jetën tonë normale së shpejti”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)