Rajoni ku koronavirusi nuk ka mbërritur ende dhe maska është e detyrueshme

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 10:47
Rajoni ku koronavirusi nuk ka mbërritur ende dhe maska është e detyrueshme

Rastet me koronavirus janë duke u rritur ndjeshëm në të gjitha rajonet e Kanadasë, por është një prej tyre ku virusi nuk ka mbërritur ende. Nunavut është rajoni me verior i vendit dhe me popullsi më të vogël.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga nisja e pandemisë në këtë zonë nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19, kjo falë masave të menjëhershme të marra nga autoritetet dhe izolimit natyral që dallon territorin.

Në mars, kur kufijtë e të gjithë botës u mbyllën edhe zyrtarët e Nunavut vendosën  të ndërmerrnin të njëjtën masa për t’u përballur me rrezikun. Dhe në këtë mënyrë vendosën disa nga rregullat më të ashpra të udhëtimit, duke i ndaluar hyrjen çdo të huaji që nuk ishte rezidentë.

Ndërsa qytetarët që ktheheshin nga jashtë janë të detyruar të qëndrojnë për dy javë në hotele të dedikuara, në qytetin e Winnipeg, të kontrolluar me roje. Që nga ajo kohë rreth 7000 banorë kanë kaluar izolimin në këto qendra izolimi.

Mes të tjerash në të gjithë rajonin e Nunavut mbajtja e maskës është e detyrueshme, pavarësisht mungesës së rasteve./A2CNN

(Kosova Sot Online)