Refugjatët kosovarë s’po mund të gjejnë strehim në Francë, Policia i dëbon 7 familje nga një kamp

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 10:54
Refugjatët kosovarë s’po mund të gjejnë strehim në Francë, Policia i dëbon 7 familje nga një kamp

Qytetarë nga Kosova e Shqipëria kanë marrë rrugën për Francë në kërkim të një jete më të mirë. Por, ata po kanë problem për t’u strehuar në shtetin francez.

Policia franceze i ka dëbuar shtatë familje nga Kosova dhe Shqipëria nga një kamp strehimi i Calvados në jug-lindje të qytetit Caen në Francë, ku po qëndronin që disa javë, raportojnë mediat franceze.

Prefekti i qytetit Calvados iu drejtua Policisë këtë të martë informacione lidhur me zhevdnosjen e disa familjeve nga Kosova e Shqipëria, të cilat më 5 tetor të këtij viti kishin marrë njoftimin se duhet ta lironin tri banesat të cilat i kishin zënë në Cite de la Sucrerie.

Asambleja e Përgjithshme e Calvados kishte vendosur kundër të gjitha dëbimeve dhe kishte zyrtarizuar hapjen e këtyre tri banesave, dy shtëpi punëtorësh dhe një shtëpi të cilat kishin qenë strehim për zyrtar për punonjësit e Sucreries.

“Në Caen, është bërë shumë e komplikuar të hapësh strehimore të reja”, ka thënë njëri nga anëtarët e asamblesë.

(Kosova Sot Online)