Në 24 orët e fundit u ndaluan 8 persona në Kosovë, në mesin e tyre edhe një i mitur

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 10:57
Në 24 orët e fundit u ndaluan 8 persona në Kosovë, në mesin e tyre edhe një i mitur

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 52 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 8 persona për 48 orë tetë, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur nga Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar3 persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 4 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 23 aktakuza kundër 28 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 6 aktakuza kundër8 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me aktvendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, 3 persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”. Po ashtu, gjatë ditës së hënë kjo prokurori, ka ngritur 8 aktakuza, kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 8 aktakuza, kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person të mitur dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

(Kosova Sot Online)