Lexoni edhe:
IKSHPK me një porosi për krejt qytetarët e infektuar me Covid-19
Dy shkolla janë mbyllur në Vushtrri dhe po vazhdojnë mësimin onlinë pasi disa nxënës dhe mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, në një përgjigje.
IKSHPK me një porosi për krejt qytetarët e infektuar me Covid-19Lexoni edhe:
Ai tha se në shkollën fillore fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me COVID-19.
“Nga raporti I testimeve për COVID-19 që kemi pranuar dje nga IKSHPK, në shkollën fillore “Ali Kelmendi” kanë rezultuar pozitivë 10 nxënës dhe dy mësimdhënës. Kurse në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” janë konfirmuar 7 nxënës dhe një mësimdhënës pozitivë me COVID-19. Task Forca komunale dje pas vlerësimit të situatës ka vendosur që këto dy shkolla të kalojnë në skenarin C që dmth mësimin ta zhvillojnë online deri në një vendim tjetër”, tha Namani.
Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë po rritet çdo ditë.
(Kosova Sot Online)