Shkollat burg, ku fëmijët mbahen të lidhur me zinxhirë

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 13:07
Shkollat burg, ku fëmijët mbahen të lidhur me zinxhirë

BBC pritet të nxjerrë shumë shpejt në transmetim një dokumentar ku shfaqen mijëra djem që torturohen, abuzohen dhe mbahen me zinxhirë në disa shkolla islamike përreth Sudanit.

Nxënësit, mes të cilëve ka dhe djem 5-vjeçarë, shfaqen me pranga dhe shpesh herë rrihen nga drejtuesit fetarë të këtyre shkollave.

Sipas një hetimi të kryer, me persona të infiltruar brenda shkollave të njohura me emrin “khalwas” janë gjetur dhe prova të abuzimit seksual me nxënësit në mënyrë sistematike.

Shumë prej fëmijëve mbahen në kushte shumë të këqija jetese dhe detyrohen të flenë në dysheme, madje kur disa prej tyre sëmuren lihen dhe pa ndihmë mjekësore.

Këto fakte tronditëse u filmuan nga reporteri i infiltruari, Fateh al-Rahman al-Hamdani, i cili më herë ka qenë pjesë e njërës prej këtyre shkollave. Ai arriti të hynte në 23 “khalwas”, për një periudhë 18 mujore.

Filmi përqendrohet në historinë e dy djemve Mohamed Nader dhe Ismail të cilët u rrahën në mënyrë barbare brenda këtyre të ashtuquajtura institucione arsimore. Djemtë u burgosën dhe u rrahën për 5 ditë dhe më pas u lanë pa ushqim dhe ujë. Atyre gjithashtu u ishte vënë katran në plagë për të mbuluar provat.

Një mjek ligjor që ekzaminoi 3 djem që ishin arratisur së fundmi nga një “khalwas” tha për BBC se ata shpesh herë abuzoheshin seksualisht. Dokumentari ndjek shërimin e dy djelmoshave dhe përpjekjet e familjeve të tyre për drejtësi ndaj drejtuesve fetarë të këtyre shkollave të njohur si “sheikë”, të cilët janë figura me influencë në shoqërinë sudaneze.

(Kosova Sot Online)