Shpejtim Bulliqi i gëzohet vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 13:26
Shpejtim Bulliqi i gëzohet vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i është gëzuar vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë.

“Zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen më 29 nëntor. Nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm sepse Erdhi Dita për Komunën! Urime gjithë qytetarëve”, shkruan ai.

Podujeva ka mbetur pa kryetar që shumë muaj, pasi Agim Veliu kishte vendosur ta linte këtë post për atë të ministrit të Punëve të Brendshme. 

(Kosova Sot Online)