71 të shëruar nga COVID-19, mbi 1,600 raste aktive

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 15:14
71 të shëruar nga COVID-19, mbi 1,600 raste aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit në vendin tonë është shënuar një vdekje.

Personi që ka humbur jetën po trajtohej në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Brenda një ditë në vendin tonë janë konfrmuar 130 raste me koronavirus, ndërsa 71 janë shëruar.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695”, njofton IKSHPK.

(Kosova Sot Online)