Vullnetarët tregojnë se bashkë me familjen po e kërkojnë vajzën e zhdukur nga Drenasi

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 15:17
Vullnetarët tregojnë se bashkë me familjen po e kërkojnë vajzën e zhdukur nga Drenasi

26-vjeçarja nga Skenderaj e cila është zhdukur prej tre ditësh, nuk është gjetur ende, ndërsa kërkimet po vazhdojnë.

Këtë e ka bërë të ditur, Policia e Kosov në rajonin e Mitrovicës, të cilët thanë se nga mbrëmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Policia nga mbrëmë ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë janë ndërmarrë veprime ku bashkë me një ekip të vullnetarëve janë duke e kërkuar në disa lokacione”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Njëjtë ka thënë edhe Ridvan Tahiri në një përgjigje. Ai tha se nga mbrëmë po vazhdon kërkimi për vajzën e zhdukur.

“Jo akoma nuk është gjetur. Jemi në kërkim prej mbrëmë bashkë me Policinë e Skenderajt. Sigurisht unë bashkë me grupin e vullnetarëve”, tha Tahiri për Express.

Tahiri bëri të ditur se të pranishëm në kërkimin e saj janë edhe familjarët e vajzës së zhdukur.

Ai mbrëmë kishte njoftuar se familjarët e vajzës nga Skënderaj kanë deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli.

(Kosova Sot Online)