OBSH fajëson mos-izolimin e pacientëve me Covid-19 për shpërthimin e valës së dytë
Mos-karantinimi i pacientëve me koronavirus në kapacitete të mëdha është fajtori kryesor për valën e dytë të shpërthimit të rasteve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr. Michael Ryan lidhi shpejtësinë e transmetimit në kontinent me dështimin e sistemeve të gjurmimit të kontaktit, raportojnë mediet e huaja
Dr Ryan tha se rreth gjysma e kombeve evropiane kishin pasur afërsisht 50 përqind rritje të infeksioneve gjatë javës së kaluar.
Ai paralajmëroi që programet e dobëta të gjurmimit dhe respektimi flagrant i rregullave të karantinës ishin “një pjesë e mirë e arsyes pse po shohim një numër kaq të lartë”.
Në të gjithë botën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit kaloi dje pikën e zymtë prej 40 milionë të infektuarve, me më shumë se 1.1 milion vdekje si pasojë e Covid-19.
(Kosova Sot Online)
