
Lexoni edhe:
Erdogan kritikon presidentin
Propozim dekreti tek presidenti Thaçi është dërguar nga Hoti e ministrja e jashtme.
U deshën plot 47 ditë nga marrëveshja e Uashingtonit që të merret një hap për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Izrael.
Ky hap u mor nga krye diplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, e kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Këta të dy, pas një takimi të mbajtur të martën, dhanë pëlqimin e tyre që të dërgojnë tek presidenti Hashim Thaçi, kërkesën për ta hapur misionin diplomatik në Izrael.
Erdogan kritikon presidentin
Lexoni edhe:
Hoti përmes rrjetit social Facebook tha që ky hap ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington.
Tani më propozim dekreti gjendet në zyrën e Presidentit të Kosovës, ku ky i fundit për pak ditë do të dal me një vendim mbi këtë propozim.
Ndërsa, këtë lajm e kanë mirëpritur edhe nga bashkësia hebreje në Kosovë.
Ndihma në fushën e arsimit por edhe në atë të ushtrisë, sipas Shkodrës, janë fushat ku do të mund të përfitonte shteti i Kosovës nga Izraeli.
Ky tutje tregon se kush është njeriu kryesor sipas tij që ka përafruar raportet Kosovë-Izrael.
Përkrahje për tu bërë ambasadore e Kosovës në Izrael nga kjo bashkësi i kanë dhënë Ines Demirit, e cila momentalisht është e ngarkuar me punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
(Kosova Sot Online)