Jusufi tregon pse e ka thirrur protestën për shkarkimin e ambasadorit Gashi

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 21:12
Jusufi tregon pse e ka thirrur protestën për shkarkimin e ambasadorit Gashi

Profesori, Muhamet Jusufi – Kajolli, ka treguar se përse e ka thirrur protestën kundër ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Kajolli është ndër organizatorët e protestës e cila do të mbahet para Presidencës.

“Thirra protestën pasi Gashi na prezanton neve në Francë. Një ambasador nuk duhet të reprezentojë vendin e tij në këtë mënyrë. E thirra protestën pasi ai me ato fjalë, nuk përfaqëson as lagjen e tij, e jo më shtetin”, tha ai.


(Kosova Sot Online)