Trumpi ka llogari bankare në Kinë, ia ka paguar rreth 190.000 dollarë taksa

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 08:56
Trumpi ka llogari bankare në Kinë, ia ka paguar rreth 190.000 dollarë taksa

Sipas raportimit të gazetës “Neë York Times”, presidenti amerikan, Donald Trump, ka një llogari bankare në Kinë, që mund të jetë goditje ndaj fushatës së tij, gjatë së cilës ai ka thënë se do të jetë i ashpër me Pekinin.

Në rishikimin e taksave nga gazeta e njohur amerikane u vërejt një llogari bankare në Kinë që nuk ishte raportuar më parë. Ajo llogari kontrollohet nga menagjerët e kompanisë “Trump International Hotels”. Përmes kësaj llogarie, Kinës i janë paguar 188.561 dollarë si taksë nga viti 2013 deri më 2015.

Disa javë më parë, e njëjta gazetë raportoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në Shtetet e Bashkuara në vitet 2016 dhe 2017, shkruan The Guardian.

Në bazë të të dhënave të taksave, Trumpi i ka investuar së paku 192.000 dollarë në pesë kompani të angazhuara për arritje të marrëveshjeve tregtare me Kinën.

Ndryshe, presidenti Trump gjatë fushatës është zotuar se do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj Kinës për disa çështje, nga shkelja e të drejtave të njeriut në Xinjiang deri të përgjegjësia për përhapjen e koronavirusit në botë.

(Kosova Sot Online)