IKSHPK pas rritjes së rasteve me COVID-19: Të gjithë jemi të rrezikuar

  • E /
  • 21 October 2020 - 11:43
IKSHPK pas rritjes së rasteve me COVID-19: Të gjithë jemi të rrezikuar

Në Kosovë ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve të reja me koronavirus.

Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, po vazhdon t’i apelojë qytetarët që të kenë kujdes, pasi që të gjithë janë të rrezikuar nga ky virus.

“Askush nuk është I sigurt nga virusi pavarësisht prejardhjes, racës, etnisë apo statusit ekonomik. Të gjithë jemi të rrezikuar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së, që u shpërnda para pak minutash. 

(Kosova Sot Online)