Lushtaku: Po ndryshohet kodi tradicional i familjes

  • E.K /
  • 21 tetor 2020 - 11:53
Lushtaku: Po ndryshohet kodi tradicional i familjes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka dhënë vërejtje për projektkodin civil të Kosovës.

Ai tha se projektkodi civil fëmijët i konsideron të parëndësishëm. Sipas tij, po ndryshohet kodi tradicional i familjes dhe fëmijët do të konsiderohen opsionale.

Selimi e ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës, duke dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod.

Ai e ka konsideruar projekt nacional kodin civil, në të cilin tha se kanë punuar pozitë e opozitë.

(Kosova Sot Online)