Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja, sekuestrohen edhe para

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 14:40
Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja, sekuestrohen edhe para

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar dy raste të reja për shpëlarje të parave, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se ka edhe pasuri të sekuestruar, që konsiderohet të jetë e fituar nga këto vepra penale.

“Rasti i parë është për veprën penale “Shpëlarje e parave”  nga neni 302 të KPRK-së,  dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërkaq, rasti i dytë është për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 të KPRK-së, si dhe për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se në dy rastet e shënjestruara sot nga Prokuroria Speciale, ka edhe pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)