Horrat në krye me Hashim Thaçin e pranuan Asociacioni i Komunave Serbe për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Faik Krasniqi

  • 20 October 2020 - 18:39

Shkruan: Faik Krasniqi

Gënjenin se ky Asociacion do të jetë si një OJQ. Por po del që nuk është thjeshtë një OJQ. Një kancer i brendshëm i Kosovës. Kjo falë këtyre horrave në krye me Hashim Thaçin me kompani!

Fillimi i bisedimeve me Serbinë qe ne start ka qene i gabuar. Pa asnjë kusht të vetëm. Në asnjë mënyrë nuk është dashur të futeshin në bisedime me Serbinë pa kushte. Kërkim falja, dëmet e luftës etj. Por kështu kur në krye të shtetit ke njerëz të shantazhuar për shkak të aferave të ndryshme korruptive. Demarkacioni me Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku ju falën këtyre shteteve me mijëra hektarë toke. Pastaj votimi i Gjykatës Speciale, dhe në radhë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".