Dimitrov: Qëllimi ynë thelbësor është ta shfrytëzojmë procesin inkuadrues për mënyrën evropiane të jetesës

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 15:21
Dimitrov: Qëllimi ynë thelbësor është ta shfrytëzojmë procesin inkuadrues për mënyrën evropiane të jetesës

Qëllimi ynë thelbësor është ta shfrytëzojmë procesin inkuadrues për mënyrën evropiane të jetesës, për prosperitetin, rregullat dhe parimet t’i sjellim në vendin tonë. Në mars morëm dritë të gjelbër pa kushtëzime për t’i filluar negociata.

Është e rëndësishme këtë vit ta përmbyllim me sukses historik të përbashkët – konferencën e parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi në fjalimin hyrës zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në promovimin e sotëm onajn të projektit “Promovimi i vlerave të përbashkëta nëpër Evropë” në organizim të Transparensi Interneshënall-Maqedoni, në të cilën mori pjesë ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn.

(Kosova Sot Online)