Janë të pa besë, këta liderë e ndërrojnë edhe Kushtetutën për Asociacionin serb vetëm që të mbesin në pushtet

Janë të pa besë, këta liderë e ndërrojnë  edhe Kushtetutën për Asociacionin serb vetëm që të mbesin në pushtet
Janë të pa besë, këta liderë e ndërrojnë  edhe Kushtetutën për Asociacionin serb vetëm që të mbesin në pushtet

Faik Krasniqi

  • 21 October 2020 - 14:07

Shkruan: Faik Krasniqi

Sikur të kishim lider që punojnë për interesa shtetërore, këtë pyetje do të duhej të ja bënin Miroslav Lajçakut. Por këta servil nuk guxojnë, sepse kanë frikën e humbjes së pushtetit. Këta e duan shtetin për ta vjedhur, dhe për ta blerë një ari tokë për një euro. Me ngulm duhet të kërkohet largimi i Lajçakut nga ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi. Në të kundërtën me këta liderë, kam frikë që e ndërrojnë Kushtetutën, vetëm e vetëm që të mbesin në pushtet.

Deklarata e Lajçakut për ndryshim të Kushtetutës, në mënyrë që të votohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive, është e papranueshme dhe dashakeqëse. Në shtetin e tij Sllovakinë, jeton minoriteti hungarez që përbëjnë 10 përqind të popullatës, kurse në Kosovë jetojnë vetëm 5 përqind serbe. Çfarë do të ndodhte sikur Sllovakia ta ndryshonte Kushtetutën e saj, për të krijuar një Asociacion për hungarezët e Sllovakisë. A do të pranonte Sllovakia një gjë të tillë. As në ëndërr nuk do të ndodhte një gjë e tillë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".