Rikthehet e diela si ditë pune në Mitrovicë

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 16:11
Rikthehet e diela si ditë pune në Mitrovicë

Dita e diel do rifillojë të jetë ditë pune në qytetin e Mitrovicës.

Këtë për mediumin lokal Mitropol e ka konfirmuar Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, i cili me iniciativën e mbi 40 bizneseve kishte kërkuar që e diela të rikthehet si ditë pune, pasi më herët kryetari Agim Bahtiri kishte marrë vendim për shpalljen e së dielës si ditë pushimi, me orar pune vetëm deri në orën 11:00.

Vendimi për rikthimin e së dielës si ditë pune ishte mbështetur me votat e shumicës së asambleistëve të Mitrovicës në Seancën e 35-të të Kuvendit.

Ky vendim hyn në fuqi pas 15 ditëve të dorëzimit të tij në Ministrinë përgjegjëse për Vetëqeverisje Lokale dhe pasi kanë kaluar 7 ditë prej shpalljes së tij në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës, gjë që aludon me ditën e nesërme.

Hapja e lokaleve edhe të dielave ishte propozuar pas ankesës së bizneseve që kishin potencuar se janë dëmtuar mjaftueshëm nga pandemia.

(Kosova Sot Online)