Hoti dhe Vuçiq sot pasdite përballen me njëri-tjetrin, Lajçak pjesë e takimit

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 12:36
Hoti dhe Vuçiq sot pasdite përballen me njëri-tjetrin, Lajçak pjesë e takimit

Pas një kohe bllokim të dialogut, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq do të përballen sot me njëri-tjetrin në Samitin e Sigurisë së Beogradit. Dy udhëheqësit e bisedimeve që kanë mbetur pezull së bashku do të bisedojnë virtualisht, derisa i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak.

Ka një kohë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar për shkak të çështjes së Asociacionit. Deri më tani, palët nuk janë duke pranuar që të kthehen në tavolinë të bisedimeve, për shkak se Serbia po insiston se duhet të diskutohet edhe njëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin kërkojnë kompetenca ekzekutive.

Tashmë janë bërë publike edhe temat që do të diskutohet në forum.

Cili është sipas palëve kuptimi i normalizimit të marrëdhënieve?

A ka ndonjë skenar në të cilin të dyja palët njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike?

Çfarë presin palët nga Marrëveshja për normalizim ekonomik të nënshkruar në Uashington?

Cilat tema do të diskutohen në Bruksel?

A mund të presim që më shumë nga marrëveshjet (teknike) të zbatohen në muajt në vijim? Etj.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Beogradi dhe Prishtina, pavarësisht bashkëpunimeve të fundit që flasin në favor të normalizimit ekonomik, janë akoma larg një marrëveshje të pajtimit.

(Kosova Sot Online)