Modelja qëllon me armë ndaj grabitësve për të mbrojtur familjen

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 12:53
Modelja qëllon me armë ndaj grabitësve për të mbrojtur familjen

Pamjet e kamerave të sigurisë sjellin momentin e një grabitje të armatosur në një banesë në Miami, ku një modele 26-vjeçare u përpoq të mbronte familjen e saj.

Ansley Pacheco, ylli i “Only Fans”, ishte në dhomën e gjumit kur grabitësit hynë në shtëpi. Ajo mori armën dhe filloi të qëllonte ndaj tyre për t’i trembur që të largoheshin. Por grabitësit e armatosur me Uzi iu kundërpërgjigjën.

Më pas dëgjohet modelja tek iu thotë atyre që të mos qëllojnë pasi në shtëpi ndodhet djali i saj. Ajo dorëzoi pistoletën për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe më pas tregon se dy personat e armatosur morën një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë.

(Kosova Sot Online)