Gjendet i vdekur një person në Lipjan

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 10:24
Gjendet i vdekur një person në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në raportin 24 orësh.

Sipas njoftimit, një mashkull është gjetur i vdekur në komunën e Lipjanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe mjekësore, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Lipjan 22.10.2020 – NN. Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)