Kur banditët janë në krye të shtetit vdesin shpresat e qytetarit

Kur banditët janë në krye të shtetit vdesin shpresat e qytetarit
Kur banditët janë në krye të shtetit vdesin shpresat e qytetarit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 23 October 2020 - 07:59

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Shikoni të gjitha ndërmarrjet publike që i kanë bërë zap këto banda që jo vetëm që janë më të kritikuara, jo vetëm nga vendoret por edhe nga ndërkombëtarët se a kanë përfitime apo humbje, dhe detyrimisht shtrohet pyetja:përse janë me humbje të mëdha...? Sepse kjo tregon se timonierët nuk janë ekspertë por janë banditët,puthadorët që i dirigjojnë kryebanditë dhe krye hajnat dhe nuk ka dhe nuk priten rezultate të mira, kur krye banditët i vënë në krye boxhenakeshat, hajnat, matrapazët dhe mangup vetëm e vetëm se i kanë punësuar të kësaj kopeje banditësh. Shikoni punësimet se si janë, a janë familjar dhe a janë me ryshfete,me hajni dhe me matrapazllëk.

Koalicioni i këtyre dy bandave që quhen LDK-AAK, pa më të voglin dyshim se nuk dallon fare nga banda ogurzezë që quhej pan. Ne jemi dëshmitar të kohës dhe që i përcjellim me kujdes dhe më shumë vëmendje këto banda kanë dëshmuar se janë kancer i vendit dhe kanë lenë namin për të keq. Dhe, për këtë jo vetëm që janë faktet dhe dihet se faktet janë mbi të gjitha,por incizimet tregojnë se kanë qenë dhe janë ndër bandat më të rrezikshme në Ballkan të kanaleve të nëntokës kriminale. Është parë së qëllimi i këtyre bandave kriminale,po e përsërisë dhe ripërsëris i këtyre bandave me kriminale ka qenë kapja e pushtetit dhe hajnia dhe në qoftë se, nuk është kështu kur e thuash publikisht the thuash bandat me kriminel në Ballkan le të ngrënë padi penale ndaj meje dhe pastaj t´i tregojmë se nuk e kam fjalën kur them bandat më kriminele jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin. Tani vetëm të ndalemi dhe të analizojmë një gjë më të thjeshtë që e mendojnë edhe fëmijët: Në çfarë kohe po jetojnë qytetarët e Kosovës, si është mjekësia, si është arsimi, si është ekonomia, si është papunësia dhe të mos i numëroj një nga një? Dhe, këto banda banditësh, nuk i përveshen punës për të ngritur në këmbët e veta ekonominë dhe punësimet që i shtroi në shtratin e vdekjes kjo kolera dhe murtaja e zezë COVID 19, kryebanditët dhe banditet e bandave politike merren me pazare të pista se kush do bëhet president i vendit? Dhe,kush të njëjtët kryebanditë e krye hajna!?

A nuk është turp i shekullit kjo? Kur e përmendi fjalën turp e kam te populli që mbeti i pa shpresë,që mbeti në mëshirën e zotit nga mashtrimet dhe premtimet boshe të këtyre kryebanditëve dhe banditëve, se kjo kastë bandash nuk kanë turp dhe nuk skuqen fare. Praj këta pazarexhi dhe hajna nuk e kanë fare dert këtë punë për shtetin. Shikoni bordet publike që këto banda dhe a e kuptoni se për çfarë nuk heqin dorë? Natyrisht se komentimi i mëtejmë është i panevojshëm të thuash se dëshiroj t´i bëjnë zap me banditët e këtyre bandave që më lehtë të vjedhin dhe të mos i trazon kush dhe shumëçka tjetër! Pra, nuk shikojnë të vihen ekspertët e kësaj lëmie por të vënë rrjetin taman si të merimangës në çdo dikastere, dhe po të shikosh arsyetimet e tyre jo vetëm që janë qesharake por bëhen shkaktare që e detyrojnë popullin të bëhet ndonjë hata dhe hallakamë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".