Nxirret nga fundi i detit ‘bisha’ relike e ushtrisë ruse, ‘Ekranoplan’

  • G.G /
  • 23 October 2020 - 10:26
Nxirret nga fundi i detit ‘bisha’ relike e ushtrisë ruse, ‘Ekranoplan’

Ajo tashmë është vetëm një relike e “Luftës së Ftohtë” dhe e marrëzisë ruse për supermaci ushtarake, ndërsa tani nuk mund të fluturojë më pasi të fundit mund ta ketë bërë plot tre dekada më parë.

Ndërkohë në korrik të këtij viti, pas një operacioni që ka zgjatur më shumë se 14 orë, një flotë me pesë mjete lundruese arritën ta nxirrnin në breg hiodro-avionin gjigant të forcave avio-transportuese ruse.

Kjo relike u zbulua në brigjet Perëndimore të Detit Kaspik, dhe ngjan si një përbindësh gjigant uji. Hera e fundit që ai mund të ketë fluturuar mund të ketë qenë më shume se tre dekada më parë.

Tani ai po qëndron në breg, pranë qytetit të Derbent, në Republikën e Dagestanit. Avioni, i quajtur teknikisht “Ekranoplan” peshon 380 tonë.

Ai është i fundit i llojit të tij që ka fluturuar mbi Kaspik.

Pas rënies së Bashkimit Sovjektik, avioni ka qenë pjesë e flotës së bazës detare ushtarake që ndodhej rreth 100 kilometra në veri të Derbentit.

Ndërsa tani që është nxjerrë nga fundi i detit, ai mund të shndërrohet në një pikë turistike, madje me disa projekte të përpunuara nga kompania ruse dhe amerikane, ai mund t’i kthehet sërish fluturimit.

(Kosova Sot Online)