Nëna nga Skenderaj e lajmëron në polici një person që takohej me vajzën e saj të mitur

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 10:34
Nëna nga Skenderaj e lajmëron në polici një person që takohej me vajzën e saj të mitur

Një person është arrestuar mbrëmë në Skenderaj.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Në raport thuhet se një grua nga Skenderaj ka raportuar se vajza e saj e mitur po takohet me një person pa pëlqimin e prindërve.

I dyshuari është intervistuar nga policia në cilësinë e të dyshuarit.

 “Skenderaj, Mitrovicë Mars-Tetor 2020 – NN. Ankuesja f/k raporton se vajza e saj e mitur takohet me një person pa pëlqimin e prindërve. Me 22.10.2020 është paraqitur në polici i dyshuari m/k i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)