E tmerrshme: Tre të rinj dyshohet se dhunuan 15-vjeçaren me çrregullime psikike në një motel të Gjilanit

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 15:29
E tmerrshme: Tre të rinj dyshohet se dhunuan 15-vjeçaren me çrregullime psikike në një motel të Gjilanit

Një 15-vjeçare nga Gjilani dyshohet se është dhunuar mbrëmë nga tre persona, në një nga motelet e këtij qyteti. Media merr vesh se e mitura është me çrregullime psikike.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, ka deklaruar se për këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit.

Dy prej të arrestuarve janë të moshës 19-vjeçare, derisa një prej tyre është 17-vjeçar. Express merr vesh se të dyshuarit për këtë dhunim janë nga Mitrovica, Vushtrria dhe Drenasi.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast më 22 Tetor 2020, janë ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’. Ndaj të dyshuarve A.SH. (2001), Q.P. (2001) dhe E.C. (2003) prokurori i rastit, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në një motel në Gjilan, të njëjtit e kanë detyruar të dëmtuarën e mitur, të moshës 15 vjeçare, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në përgjigjet e Xheladinit drejtuar Gazetës.

Ndryshe, dhunimi dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Bazuar në Nenin 227 të Kodit Penal, dënimi për këtë vepër sillet prej dy deri në dhjetë vjet burgim.

“Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal. 

(Kosova