Lushtaku tregon nëse do të futet PDK në Qeveri

  • S.A /
  • 24 tetor 2020 - 08:16
Lushtaku tregon nëse do të futet PDK në Qeveri

Ka kohë që përflitet, e shpesh vjen në qendër të vëmendjes një hyrje e PDK-së në Qeverinë Hoti. Edhe tash është aktuale tema e përfshirjes në ekzekutiv e partisë që drejton Kadri Veseli.

Madje për deputetin nga ky subjekt, Mërgim Lushtaku, kjo nuk është e pamundur që të ndodhë.

“Është e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë ai.

“Mbi të gjitha ka qenë vendim i partisë dhe i organeve të PDK-së që të jemi opozitë dhe të angazhohemi për të mirën e vendit nga opozita”.

Sa i përket çështjes së presidentit të ri të vendit dhe mundësisë që ai të jetë përsëri nga PDK, Lushtaku ka thënë se është çështje që nuk duhet paragjykuar rreth saj.

“Vendimet i marrin organet. Nuk e kemi pas temë në parti këtë”.

Për Lushtakun më e parapëlqyer do të ishte sikur presidenti përsëri të vinte nga UCK, sikur që është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

“PDK, ADN-në e saj e ka në UÇK dhe besoj që çdo lidhje është më mirë të jetë me këtë kod. Në PDK i kemi të gjitha profilet”.

(Kosova Sot Online )